Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
AKU në aksion/ Bllokohen 94 tonë ushqime, s’plotësonin kushtet minimale të sigurisë!
94 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale janë bllokuar, gjatë kontrollit në terren, në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin dhe sigurimin e gjurmueshmërisë së produkteve nga grumbulluesit, përpunuesit dhe tregjet me shumicë. Ministria e Bujqësisë bën me dije se rezultatet e deritanishme nga ky aksion dhe këto kontrolle synojnë rritjen e sigurisë ushqimore në vend. Sipas Ministrisë, aksioni vijon për të garantuar që çdo mall të jetë i gjurmueshëm dhe i deklaruar dhe që askush të mos tregtojë në shkelje të legjislacionit tatimor dhe në kurriz të prodhuesve të ndershëm dhe shëndetit të konsumatorëve.