Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

Zjarri po përcëllon Llamanin, pas kodrës së djegur planifikohet resort me hotel dhe 50 vila

Një zjarr i përmasave të mëdha u regjistrua pasditen e 13 korrikut në një nga gjiret më të bukura të Detit Jon, në zonën e Himarës. Flakët shkrumbuan kodrën nga ana veriore e Llamanit, teksa e gjithë zona është me pemë të vogla dhe shkurre. Mediat raportuan se zjarrfikeset e Himarës, por edhe ato të qyteteve fqinje, shkuan me shpejtësi për të kontrolluar flakët, duke qenë se poshtë në Gjirin e Llamanit operojnë disa biznese, të kontrolluara plotësisht nga Arben Muçobega, ndërkohë që nga ana tjetër e kodrës, në drejtim të rrugës dhe qytetit, janë hotele dhe banesa private. Duke qenë se e gjithë zona është bregdetare, kodrinore e shkëmbore, ndërhyrja e zjarrfikëseve ishte tejet e vështirë, kjo edhe për shkak të temperaturave të larta...