Kavajë / Identifikohet edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik në Golem
Është identifikuar edhe personi i dytë që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës në zonën e Golemit, ku një motor u përplas në rrugë. Sipas policisë, viktima është shtetasi Oldion Tusha., 42 vjeç, banues në Mirditë. Ai ishte duke udhëtuar me motorin së bashku me personin tjetër, i cili gjithashtu humbi jetën si pasojë e përplasjes. Aksidenti ndodhi në orët e vona të natës, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se dy personat po kryenin manovra me motorin, duke humbur më pas kontrollin dhe duke u përplasur.
Burimi:
javanews.al