Zjarri në malin e Qukësit në Prrenjas dyshohet se është vënë qëllimisht

Zjarri në malin e Qukësit në Prrenjas dyshohet se është vënë qëllimisht

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Lugun e Lakrës, në malin e Qukësit, në Njësinë Administrative Qukës, Bashkia Prrenjas. Forcat zjarrfikëse ndërhynë për rreth 12 orë për shuarjen dhe izolimin e flakëve. Në operacion u angazhuan 6 zjarrfikës dhe një inspektor pyjor. Sipas shërbimit zjarrfikës, në zonën e prekur u konstatuan katër vatra zjarri të ndara, në pika të ndryshme të sipërfaqes pyjore. Për shkak të vendndodhjes së tyre, autoritetet kanë ngritur dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, por rrethanat mbeten për t’u hetuar. Sipërfaqja e prekur vlerësohet në rreth 0.4 hektarë, ndërsa rreth 30 për qind e masës pyjore në këtë zonë është djegur. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, vatrat u izoluan dhe u parandalua përhapja e zjarrit në pjesë të...