“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës
Protesta kundër qeverisë në Tiranë vijoi edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e saj të 44-t radhazi. Pas grumbullimit dhe fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, mijëra qytetarë marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit. Gjatë marshimit, protestuesit brohoritën slogane kundër qeverisë dhe u bënë thirrje qytetarëve që ndodheshin përgjatë itinerarit t’u bashkoheshin protestës. Një nga momentet që tërhoqi vëmendje ishte ironizimi i deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi. Protestuesit brohoritën në kor thirrjen “Zegjine gëk-mëk”, duke e përdorur si slogan gjatë marshimit. Manifestimi u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa deri në përfundim të tij nuk u raportuan incidente të rëndësishme. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre politike dhe duke paralajmëruar vazhdimin...
Burimi:
gijotina.com