Vrau një efektiv të ‘Shqiponjave’ dhe plagosi një tjetër, del foto e autorit në Maliq/43-vjeçari person me rrezikshmëri
Sigurohet foto e Roland Braçellarit, autor i vrasjes së efektivit të ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe i plagosjes së efektivit tjetër Edison Adri në Lozhan të Maliqit. Braçellari rezulton në kërkim që prej vitit 2017 për llogari të policisë së Vlorës. Policia kishte rënë në gjurmët e tij dhe shkuan për të arrestuar, por i përballën me pritë. 43-vjeçari cilësohej si një person i rrezikshëm, i njohur në zonën e Maliqit për ngjarjet e mëparshme kriminale ku dyshohet se ka qenë i përfshirë.
Burimi:
sot.com.al