Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë/ Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Besnik Pjetrin, dëshmia: Armën…
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për Besnik Pjetrin, i dënuar për vrasjen e ish-vjehrrit dhe ish-kunatit të tij në fshatin Grykë Zezë të Lezhës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesnatës së të hënës, më 29 gusht 2022, pranë banesës së viktimave. Sipas dosjes, 45-vjeçari kishte pritur kthimin e tyre në shtëpi. Babë e bir ishin kthyer nga Italia, ku jetonin prej vitesh, pasi kishin marrë pjesë në një dasmë te të afërmit në vendlindje. Pjetri dyshohet se kishte ndjekur lëvizjet e viktimave dhe, sapo ata janë kthyer në banesë, është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Shkak për krimin dyshohet të kenë qenë konfliktet e vazhdueshme që ai kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj. Në vendim janë pasqyruar edhe dëshmitë...
Burimi:
sot.com.al