Vlerësimet negative, Rama shqetësohet për biznesmenët e qeverisë: Po bëhet terror dixhital në kulmin e sezonit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për valën e review-ve negative ndaj bizneseve që janë të lidhur me emra të cilët janë të afërt me qeverinë. Rama nuk shqetësohet për portestën që ka mbi 1 muaj para zyrës së tij, por flet për një sulm të organizuar me ndikim në ekonominë e turizmit. Në platformën “X”, Rama deklaroi se sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit veror janë përballur me atë që ai e quajti “terror digjital”. “Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital ndaj sipërmarrjeve mikpritëse në kulmin e sezonit”, shkroi Rama, duke iu referuar një artikulli të publikuar nga “Tirana Examiner”. Sipas kryeministrit, organizimi pas review-ve negative ka qenë i motivuar politikisht dhe është kthyer në një agresion ekonomik ndaj vendit...
Burimi:
gijotina.com