Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në Qarkun e Shkodrës, situatë problematike në Vau i Dejës
Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Qarkun e Shkodrës, konkretisht në zonat e Vaut të Dejës, Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Situata paraqitet më problematike në territorin e Vaut të Dejës, ku operacioni për shuarjen dhe izolimin e flakëve vijon përgjatë rrugës në drejtim të Komanit. Pas ndërhyrjes në terren, është bërë i mundur izolimi i zjarrit, duke shmangur rrezikun për banesat dhe duke mbrojtur trasenë e linjës së transmetimit. Megjithatë, një vatër zjarri vijon të mbetet aktive dhe operacioni për shuarjen e saj vazhdon. Situata ka qenë problematike edhe në fshatin Ktosh të Grizhës, në Bashkinë Malësi e Madhe. Për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave është dashur edhe ndërhyrja e banorëve të zonës. Ndërkohë, vatra zjarri...
Burimi:
sot.com.al