U vranë nga ish-dhëndri, përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve Plaka

U vranë nga ish-dhëndri, përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve Plaka

Familjarë, të afërm, miq dhe banorë të zonës do t’i japin sot lamtumirën e fundit Kosta dhe Bejlere Plakës, çifti që humbi jetën në tragjedinë e ndodhur një ditë më parë në fshatin Vidhishtë, në bashkinë e Roskovecit. Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 11:00, ku çifti do të përcillet për në banesën e fundit mes dhimbjes së familjarëve dhe tronditjes që ka përfshirë të gjithë komunitetin. Kryefamiljari Kosta Plaka, 58 vjeç, humbi jetën në vendngjarje pasi u qëllua me armë gjahu nga Refik Buzi, ndërsa bashkëshortja e tij, Bejlere Plaka, 55 vjeçe, mbeti e plagosur rëndë dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 24 korrikut, kur Refik Buzi, ish-i fejuari i vajzës së çiftit, dyshohet...