Qytetarët kundërshtojnë për të 17-tën ditë shkrirjen me Lushnjen, bëjnë thirrje për më shumë pjesëmarrje
Qëndresa e Divjakës ka hyrë në ditën e 17-të, ndërsa qytetarët vijojnë protestën në sheshin kryesor të qytetit kundër Reformës Territoriale Administrative që parashikon bashkimin e Bashkisë Divjakë me atë të Lushnjës. Protestuesit kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë, duke argumentuar se nuk ekziston asnjë arsye që Divjaka të humbasë statusin e saj si bashki më vete. Sipas tyre, historia, tradita, identiteti dhe kapacitetet ekonomike të zonës janë argumente të forta kundër kësaj reforme. Gjatë fjalimeve të mbajtura, qytetarët u bënë thirrje banorëve të Divjakës, por edhe elitës së qytetit, që t’i bashkohen më masivisht qëndresës dhe të dalin në shesh për të kundërshtuar atë që ata e konsiderojnë si një vendim me prapavijë politike. Marshimi i përnatshëm në rrugët e qytetit mbylli edhe ditën e 17...
Burimi:
sot.com.al