Temperatura deri në 35 gradë celcius, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 35 gradë celcius. Vranësira të pakta e hera – herës deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës e pasdite. Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në jug. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
Burimi:
sot.com.al