U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i riu ka marrë një plage të lehtë në bark ndërsa ka edhe lëndim nga goditjet me grushta. Siç raporton gazetarja e Top Channel Dhorjela Çule, ai ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Shkak i konfliktit dyshohet një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra çka ka sjellë edhe degradimin e situatës deri në përdorimin e thikës. Aktualisht po merret deklarimi i të riut të plagosur ndërsa nga ana tjetër policia është vënë edhe në kërkim të autorit të identifikuar. Top Channel