“U deshën 36 vjet, që më në fund Tirana të dilte në bulevard”/ Protesta, Hoxha: Duhet një plan konkret, ndryshe…
I ftuar në nje studio televizive, gazetari Artan Hoxha komentoi ecurinë e protestës qytetare, duke u shprehur se kur kemi arritur në ditën e saj të 40-të, mbështetja ka ardhur duke u zbehur. Sipas tij, një nga arsyet kryesore është mungesa e qartësisë nga organizatorët për drejtimin që do të marrë lëvizja ndërsa u shpreh se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit duhet të shoqërohet me një plan konkret veprimi. “Protesta është element i pashmangshëm. Jo vetëm për faktin që ka 40 ditë, sigurisht ky është një faktor, por mbështetja ka rënë pak nga pak, pasi për mendimin tim është edhe kjo pjesa që organizatorët nuk kanë kristalizuar kush janë ata sipër, çfarë do të marrin përsipër të bëjnë dhe ku do ta çojnë. Tirana ua...
Burimi:
sot.com.al