“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Në vitin 2026, në vend që një qytetar të marrë një përgjigje për ujin e pijshëm që i mungon në shtëpi, duket se duhet fillimisht të kujdeset edhe për mënyrën se si i drejtohet kryebashkiakut. Një koment i publikuar në rrjetet sociale ka sjellë një përplasje të pazakontë mes një qytetari dhe kryetarit të Bashkisë Shijak, Elton Arbana. Qytetari, në një prej postimeve të kryebashkiakut, i ka kërkuar një gjë që, në një shoqëri normale, nuk do duhej të ishte aspak e pazakontë: “Na sill ujin te shtëpia, se po lahemi me kazan.” Në vend të një përgjigjeje për problemin e furnizimit me ujë, qytetari mori këtë reagim nga kryebashkiaku: “Flit mirë o miko, se s’je duke fol me ato që je mësuar.” Dhe sikur...
Burimi:
gijotina.com