Tronditese/ Ra në një furnel në minierë, kërkim-shpëtimi në tentativë për gjetjen e 40-vjeçarit
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në një minierë në zonën e Tërnovës së Madhe, në Bashkinë Bulqizë, ku një minator dyshohet se ka mbetur i bllokuar gjatë procesit të punës. Sipas të dhënave të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. 40-vjeçari me inicialet I. K., banues në Burrel dhe me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnelë gjatë punës në galeri. Paraprakisht dyshohet se ai është mbuluar nga materiali i kromit. Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe efektivët e Policisë, të cilët po vijojnë operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e minatorit. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit,...
Burimi:
ntv.al