Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

Tirana nuk ka më kënde lojërash, pasi një pjesë e hapësirave e dedikuar për fëmijë është zëvendësuar nga pallatet e reja, ndërsa ato që ekzistojnë janë të amortizuara. Në disa prej zonave më të populluara të Tiranës, prindërit ankohen se këndet e lojërave janë të pakta dhe të pasigurta, pasi janë jashtë standardeve. Drita nënë e dy fëmijëve tregon se hapësirat ekzistuese për argëtimin e fëmijëve janë zhdukur, për t’i lënë vend ndërtimeve: “Këtu në zonën e Fushës së Ali Demit kemi patur kënd lojërash dhe kalceto për fëmijë. Fatkeqësisht, u shembën të dyja dhe po ndërtohet një pallat. Fëmijët nuk kanë më ku të luajnë”. Pak metra më tej ndodhet një tjetër kënd lojërash, por sipas banorëve ai nuk plotëson as standardet minimale të...