Thyen masën “arrest në shtëpi”/ Nga Tirana në Vlorë për të vjedhur banesa, përfundojnë në pranga dy persona

Thyen masën “arrest në shtëpi”/ Nga Tirana në Vlorë për të vjedhur banesa, përfundojnë në pranga dy persona

Dy persona me precedentë të theksuar penalë për vjedhje janë arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi u kapën duke tentuar të hynin në një banesë për të kryer vjedhje, ndërkohë që ishin nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Operacioni policor i koduar “Again”, i organizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë mbi bazën e informacioneve operative, çoi në prangosjen e shtetasve A. G., 48 vjeç dhe A. H., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas Policisë, të dy u kapën në lagjen “Bashkimi”, në momentin kur, me pajisje të posaçme, po tentonin të hapnin derën e një banese me qëllim vjedhjen. Nga verifikimet rezultoi se të arrestuarit kishin shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e vendosur ndaj tyre pikërisht për veprën penale të...