Tensione para Kuvendit, shkon në pesë numri i protestuesve të shoqëruar nga policia
Tensionet gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë kanë sjellë edhe shoqërimin e disa qytetarëve nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve paraprake, numri i personave të shoqëruar ka arritur në pesë. Ata janë dërguar në Komisariatin nr. 1 në Tiranë pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimit. Ndërkohë, protesta vijon përpara godinës së Parlamentit, ku protestuesit kanë rrethuar institucionin dhe kanë vazhduar thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në zonë janë dislokuar forca të shumta të Policisë së Shtetit, si edhe efektivë të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), të cilët po monitorojnë situatën dhe po mbajnë nën kontroll perimetrin e Kuvendit. Protesta është shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje mes demonstruesve dhe policisë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare...
Burimi:
gijotina.com