Temperatura përvëluese/ Zbuloni parashikimin e motit, për ditën e nesërme
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës deri pasdite, më të theksuara në lindje e jug. Në mesditë deri pasdite reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë relieveve malore në juglindje-jug reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 17 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim era...
Burimi:
sot.com.al