Televizioni austriak: “Protestat e Flamingo-ve” dëmtojnë imazhin e Ramës
“Protesta e Flamingove”, e cila ka vijuar përditë prej 3 javësh, u nxit nga projektet e turizmit luksoz të planifikuara në rezervatet natyrore, nga Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, dhe gruaja e tij Ivanka Trump. Por zemërimi shkon përtej aspektit mjedisor. Televizioni publik ORF shkruan se në ishullin e Sazanit, Atlantic Incubation Partners LLC, e lidhur me firmën e investimeve të Kushnerit, Affinity Partners, planifikon të investojë 1.4 miliardë euro në projekt. Projektet turistike në Lagunën e Nartës pranë Zvërnecit janë planifikuar të marrin 4.7 miliardë euro. Të dyja zonat janë të mbrojtura. Planet përfshijnë ndërtimin e hoteleve, apartamenteve, vilave dhe një marine. Në fund të majit, buldozerët hynë në zonën e mbrojtur bregdetare të Vjosa – Nartës dhe u ngritën...
Burimi:
sot.com.al