“Të hetohen pasuritë jashtë vendit”/ Balliu denoncon skemën e ‘Al Soft’: Afera e AKSHI-t, provë për drejtësinë

“Të hetohen pasuritë jashtë vendit”/ Balliu denoncon skemën e ‘Al Soft’: Afera e AKSHI-t, provë për drejtësinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një deklarate për mediat ka ngritur akuza të forta lidhur me atë që ai e cilëson si “aferën e AKSHI-t”, duke e konsideruar atë jo thjesht si një rast korrupsioni administrativ, por si një provë serioze për aftësinë e drejtësisë shqiptare për të hetuar tjetërsimin e fondeve publike dhe transferimin e tyre jashtë vendit. Balliu është ndalur veçanërisht te aktivitetet e shtetasit Ermal Beqiri dhe kompanisë “Al Soft”, duke nxjerrë në pah të dhëna që sipas tij kërkojnë hetim të menjëhershëm dhe të gjithanshëm nga organet ligjzbatuese: “Në Shqipëri, Al Soft është founded në vitin 2010, dhe po në të njëjtin vit ka hyrë në procedurë likuidimi. Megjithatë, rezulton se në qytetin e Nîmes, në Francë, është regjistruar...