Sulmi me armë në Elbasan/ Plagosen tre adoleshentë, mes tyre edhe kamarieri

Sulmi me armë në Elbasan/ Plagosen tre adoleshentë, mes tyre edhe kamarieri

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në një lokal në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe kamarieri i lokalit. Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, Renaldo Mance, 31 vjeç, dhe Armand Tomorrica, 32 vjeç. Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në arrati. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën dhe po zhvillojnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë...