Vijojnë ditët e nxehta/ Temperatura deri në 41 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e premte
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Era me drejtim nga drejtimi i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Elbasani dhe Berati pritet të jenë qytetet ku temometri pritet të arrijë temperaturat më të larta. Parashikohet që temperaturat maksimale për ditën e nesërme të arrijnë deri në 41 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 18 gradë celcius.
Burimi:
javanews.al