Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri gjatë periudhës janar-maj. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se hyrjet nga Kosova arritën në 1,269,643 në pesë muajt e parë të vitit 2026, me një rritje prej 9.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Italia renditet e dyta me 464,465 hyrje, duke shënuar një rritje prej 16.3%. Përveç shqiptarëve me rezidencë në Itali, vendi po tërheq gjithnjë e më shumë edhe turistë italianë që zgjedhin vizita të shkurtra. Turizmi kulturor, agroturizmi dhe oferta kulinare janë ndër segmentet që po fitojnë terren në këtë treg. Nga vendet fqinje, Maqedonia e Veriut ra me 3.2%, në 298,500 hyrje, Mali i Zi ra me 4.3%,...