“The Jerusalem Post”: Shqipëria në fokusin e udhëtarëve, një perlë e fshehur në Evropë (Artikulli i plotë)
Në një artikull të detajuar, media e njohur izraelite “The Jerusalem Post” ka vlerësuar Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje, duke e cilësuar atë si alternativën e përkryer ndaj vendeve të mbingarkuara si Italia, Greqia apo Spanja. Sipas shkrimit, kombinimi i historisë së pasur, natyrës së virgjër dhe kostove të ulëta po e kthen vendin tonë në një “magnet” për udhëtarët ndërkombëtarë, përfshirë ata izraelitë. Artikulli thekson se ndërsa destinacionet tradicionale evropiane po përballen me presionin e infrastrukturës dhe çmimet e larta, Alpet Shqiptare po shfaqen si një zëvendësues dinjitoz i Maleve Dolomite. Distanca e shkurtër ajrore (rreth dy orë nga Izraeli) ka rritur interesin, ndonëse fluturimet direkte mbeten në varësi të situatës gjeopolitike. Artikulli i plotë Mes Ballkanit, pranë Greqisë ndodhet Shqipëria, e...
Burimi:
javanews.al