Temperaturat deri në 6 gradë mbi normalen! Flasin meteorologët, kur pritet kulmi i të nxehtit në Shqipëri?
Vala e të nxehtit me origjinë nga veriu i Afrikës do të vijojë të jetë e pranishme në vendin tonë të paktën deri në fund të javës. Ndonëse intensiteti i saj nuk do të jetë i njëjtë si në Gadishullin Iberik apo Francë, në Shqipëri temperaturat e ajrit parashikohet të shënojnë deri në gjashtë gradë më shumë se mesatarja mujore. “Për ditën e sotme dhe të nesërme pritet që vlera maksimale e temperaturës së ajrit të shkojë deri në 35 ndërkohë të premten pritet të shkojë serish 36 dhe fundjava deri në 36 kjo për zona e ulëta ku arrihen dhe vlerat më të larta Kur i referohemi temperaturave 36 flasim për temperatura të matura në kushtet teknike, nuk marrim parasysh efektin urban apo faktor...
Burimi:
javanews.al