“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 41 gradë celsius. Këtë paralajmëroi meteororologia e A2 CNN Tanja Porja në Dita Jonë. Sipas saj, dita e sotme dhe ajo e nesërme do të jenë më të nxehtat e vitit 2026, me temperatura ekstreme në pothuajse të gjithë territorin. “Ne sot dhe nesër presim ditët më të nxehta të 2026-s deri në këto momente që ne flasim dhe mund të ketë ndonjë ditë të nxehtë nga ë fillimi i gushtit. Po kaq e nxehtë sa këto ditë. Megjithatë sot presim një maksimum 41 gradë celsius. 31 maksimumi më i ulët sot në zonat e thella malore në juglindje të vendit. Pjesa tjetër e zonës malore...