“Skyscanner” e rendit Shqipërinë mes perlave më të lira të turizmit

“Skyscanner” e rendit Shqipërinë mes perlave më të lira të turizmit

Media spanjolle “Skyscanner” e ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve më të lira në botë për pushime, duke e cilësuar si një nga zgjedhjet më të mira për turistët që kërkojnë të kombinojnë çmimet e përballueshme, peizazhet mbresëlënëse dhe përvojat autentike. Në artikullin kushtuar destinacioneve më ekonomike në botë, “Skyscanner” fton turistët të zbulojnë vende që ia vlen të vizitohen sa më parë, duke theksuar se udhëtimi me një buxhet të kufizuar nuk nënkupton përvoja me cilësi më të ulët. Sipas medias spanjolle, disa prej destinacioneve më tërheqëse të planetit vazhdojnë të jenë edhe ndër më të përballueshmet, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimeve në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, Amerikës së Veriut dhe në disa rajone të Azisë. Në listën e publikuar...