Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

Përballë rrezikut të shtuar nga zjarret për shkak të temperaturave të larta, në Qarkun e Tiranës vijon puna për hapjen e rrugëve pyjore për ndërhyrjen e shpejtë me mjete. Në njësinë administrative Bërzhitë, forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes po hapin disa prej segmenteve kryesore të këtyre rrugëve, duke krijuar një korridor që bashkon kilometrin e 27-të me fshatrat deri në Petrelë. Sipas Prefektit të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, bashkë me segmentet e nisura një javë më parë, janë hapur afro 100 km rrugë pyjore në zonat e Baldushkut dhe Pezës. “Do vazhdojmë në fillim të javës tjetër në krahun tjetër, në Bërzhitë, në Pllumë, ndërkohë që do të marrë pjesë edhe Bashkia e Tiranës për të filluar hapjen e territoreve të rrugëve tokësore në zonën...