Protestë në zonën e hidrovorit të Akërnisë, kundërshtohet rrethimi i zonës së mbrojtur

Protestë në zonën e hidrovorit të Akërnisë, kundërshtohet rrethimi i zonës së mbrojtur

Ambiestalistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë mbërritur sot në zonën e hidrovorit të Akernisë, ku po zhvillojnë një protestë kundër rrethimit me gardh të një pjese të territorit. Ata kërkojnë transparencë dhe shpjegime, duke theksuar se kjo është një zonë e mbrojtur që i përket të gjithëve. Protestuesit kanë hyrë në ambientet e kantierit ku po kryhen punimet dhe kanë kundërshtuar vijimin e tyre.