Parandalimi i zjarreve, APR nis ndërtimin e 100 kilometrave rrugë auto-pyjore në Tiranë
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR) në Bashkinë e Tiranës ka prezantuar një plan afatgjatë investimesh për mbrojtjen e masiveve pyjore të kryeqytetit, i cili parashikon ndërtimin e 100 kilometrave rrugë të reja auto-pyjore brenda katër viteve të ardhshme. Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrjet synojnë rritjen e sigurisë ndaj zjarreve dhe lehtësimin e aksesit për mjetet e emergjencës dhe vizitorët. Plani katërvjeçar i investimit në infrastrukturën pyjore Projekti i nisur nga APR parashikon shpërndarjen e investimit në faza vjetore të barabarta, duke nisur nga ky vit dhe duke u shtrirë deri në vitin 2029. Sipas të dhënave të bëra publike nga agjencia gjatë vitit 2026 do të ndërtohen 25 km rrugë auto-pyjore, të projektuara për të lehtësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në rast emergjencash, si edhe...
Burimi:
javanews.al