Moti për sot me diell dhe rritje e lehtë e temperaturave
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Në pjesën më të madhe të territorit priten kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare, më të dukshme në zonat malore lindore. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriperëndimi, më e ndjeshme përgjatë bregdetit. Mundësi shumë e ulët për reshje të izoluara në zona të thella malore pasdite, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet e thatë.
Burimi:
javanews.al