Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

Mbi 2 milionë shtetas kanë hyrë në Shqipëri gjatë 6 muajve të parë të vitit përmes pikave kufitare në Shkodër dhe Malësinë e Madhe, ndërsa kulmi i lëvizjeve turistike dhe i emigrantëve që kthehen në vend sapo ka nisur. Rritja e ndjeshme e qarkullimit në rrugë ka sjellë edhe shtim të angazhimeve për Policinë Rrugore të ShkodrësParalelisht me shtimin e lëvizjeve në akset rrugore, janë rritur edhe rastet e shkeljeve të Kodit Rrugor. Megjithë fluksin e lartë të automjeteve, të dhënat tregojnë një përmirësim të situatës së sigurisë rrugore. Gjatë vitit 2026, në qarkun Shkodër janë regjistruar rreth 40% më pak aksidente krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.