INSTAT: Shqipëria priti 891 mijë turistë të huaj në prill, rritje me 8.8%

INSTAT: Shqipëria priti 891 mijë turistë të huaj në prill, rritje me 8.8%

Turizmi ndez motorët para verës, Shqipëria priti më shumë vizitorë muajin e kaluar në raport me vjet. Nga bregdeti te qytetet muze dhe Alpet, në prill vendi u vizitua nga 891 mijë të huaj ose rreth 8.8% rritje në krahasim me vjet. Por edhe shqiptarët nuk i kanë ndalur udhëtimet, pavarësisht pasigurive prej çmimeve që priten më të larta prej luftës. Ndërsa si periudhë 4-mujore sipas të dhënave të INSTAT në vend kanë ardhur 2.569.195 të huaj në rritje me 5.1% krahasuar me vitin 2025, duke treguar për një qëndrueshmëri në një prej sektorëve më të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Rajoni vijon të jetë furnizuesi kryesor i Shqipërisë me turistë të huaj. Referuar shifrave vetëm nga Kosova në këtë 4 mujor kanë ardhur 900 mijë vizitorë,...