Zyrtarizohen kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, 6 emra në garë për kryeprokuror
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka nisur procedurat për verifikimin e kandidatëve që kanë shprehur interes për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave. Sipas procedurave ligjore, KLP do të shqyrtojë dokumentacionin dhe do të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë të gjitha kriteret për të vijuar garën. Në garë zyrtarisht janë 6 kandidatë; kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi; Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust në mandatin e dytë; Arta Marku, ish-prokurore e Përgjithshme e përkohshme; Ylli Pjetërnika; prokurorja e Tiranës, Rovena Bozo; dhe prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi. Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur interes për garën për Prokuror të Përgjithshëm. Prokurori i SPAK ka kandiduar edhe më parë dy herë për drejtues të SPAK-ut dhe ka...
Burimi:
sot.com.al