Zjarr në Rriban të Mallakastrës, digjet zona pyjore/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë
Një vatër zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në Rriban të Mallakastrës. Flakët kanë përfshirë zonën pyjore duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse të cilat po punojnë në një terren të vështirë, pa rrugë, për neutralizimin e flakëve. Një ditë më parë, në Mallakastër ra zjarr pranë fshatit Hekal, në afërsi të “Qafës së Vidhit” ku u dogjën rreth 10 hektarë me ullishte e shkurre. Gjithashtu flakët iu afruan puseve të naftës dhe banesave, por u neutralizuan në kohë.
Burimi:
javanews.al