Grabitet me forcë xhiroja ditore e një marketi në Durrës, identifikohet autori
Një market në lagjen nr. 17 në Durrës është grabitur mesditën e sotme, ku një person ka marrë me forcë paratë që ndodheshin në arkën e biznesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00. Pas grabitjes, autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij. Burime bëjnë me dije se është identifikuar si i dyshuar për ngjarjen 26-vjeçari me inicialet F. S., ndërsa kontrollet në zonë vijojnë. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 17, një shtetas ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe është larguar. Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit F....
Burimi:
syri.net