Ditë e kthjellët dhe e nxehtë, e marta me mot të qëndrueshëm
Ditën e martë vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Burimi:
javanews.al