Kriza në Ceuta në tryezën e BE, pritet propozim nga Italia për qendrat e riatdhesimit jashtë territorit evropian
Kriza migratore që përfshiu Ceutën pritet të kalojë në tryezën e Bashkimit Evropian, ku sot ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së pritet të zhvillojnë një videokonferencë të thirrur nga mbajtësja e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, Irlanda. Fokus do të jetë organizimi i flukseve të migrantëve, por edhe propozimet për krijimin e qendrave të riatdhesimit jashtë territorit evropian, ku debatet mes vendeve anëtare për mënyrën e administrimit të flukseve të emigrantëve vijojnë. Kriza e migracionit në Ceuta po përshpejton strategjinë e qeverisë italiane dhe, në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të Brendshëm, ministri Matteo Piantedosi pritet të paraqesë propozimin e Romës zyrtare, që mediat italiane e kanë cilësuar si një propozim për ta shndërruar “modelin e Shqipërisë” në një qasje evropiane, ku...
Burimi:
javanews.al