Mbi 21 mijë maturantë aplikojnë për në universitet! Lista e fituesve shpallet më 22 gusht
Aplikimet për studimet e larta janë mbyllur këtë fillim gushti dhe në fund të kësaj procedure rezulton se mbi 21 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta në vend. Drejtori i rrjetit akademik shqiptar, Arjan Xhelaj sqaron së degët më të kërkuara këtë vit rezultojnë programet e mjekësisë dhe ato inxhinjerike. “Tendenca e maturantëve është kryesisht drejt degëve që lidhen me shëndetësinë, ku ka një numër të lartë aplikimesh në Universitetin e Mjekësisë, në programe si Mjekësia e Përgjithshme, Infermieria, Stomatologjia dhe degë të tjera të këtij profili. Po ashtu, interes i lartë vihet re edhe për degët e inxhinierisë dhe teknologjisë së informacionit. Pra, trendi është përqendruar kryesisht në dy grupime, çka tregon një lidhje të ngushtë me kërkesat e tregut...
Burimi:
javanews.al