Denoncimi i Tabakut: Qeveria mori pronën e familjes Dervishi për fabrikën e armëve, aferë korruptive
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vizituar dje zonën e Babrrusë në Tiranë, ku është takuar me familjen Dervishi dhe ka denoncuar atë që e cilësoi si cenim të pronës së trashëguar ndër breza. Sipas Tabakut, prona e kësaj familjeje është marrë nga shteti për t’u përdorur për ndërtimin e një fabrike armësh, projekt të cilin ajo e cilësoi si “aferën korruptive të radhës”. “Qeveria shqiptare ka marrë pronën e ligjshme, të trashëguar ndër vite dhe brez pas brezi, për të ndërtuar aferën korruptive të radhës: fabrikën e prodhimit të armëve”, deklaroi Tabaku. Deputetja demokrate është shprehur edhe më herët për këtë çështje, duke pretenduar se prona e familjes Dervishi i është kaluar kompanisë shtetërore KAYO. Sipas saj, në këtë kompani është përfshirë si...
Burimi:
sot.com.al