Mbi 1.1 mln automjete në rrugë, sezoni turistik nxit tregun e qiradhënies së makinave
Optimizmi gati në eufori për një vit edhe më të mirë, me pritshmëritë për të mirëpritur 14 milionë turistë po nxit tregun e qiradhënies së makinave. Të dhënat nga Drejtoria e Transportit rrugor tregojnë se vetëm në tre muajt e parë të vitit u sollën nga jashtë mbi 22 mijë automjete, niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë. “Kërkesat për këtë vit krahasuar me vitin e kaluar janë 3 herë më të larta. Janë statistika që i gjenerojë nga sistemet tona. Sigurisht që çmimet ndryshojnë në varësi të prenotimit dhe kohës, ku ata që kanë aplikuar më herët kanë përfituar nga çmimet më të lira. Çmimi mesatar është 40-45 euro që përfshin TVSH, asistencën teknike”, shpjegon për A2 CNN Andi Allushi, sipërmarrës në qiradhënie makinash....
Burimi:
javanews.al