Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Pas zjarrit të rënë në pallatin te kompleksi Arlis në Tiranë, kryeinspektori Dashnor Sula ka njoftuar se ka ngritur një grup pune për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se grupi i punës do të kontrollojë nëse aktivitetet ekonomike në ambientet e kompleksit kanë qenë në përputhje me kushtet teknike dhe ligjore, si dhe nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale. Njoftimi: Në lidhje me ngjarjen e zjarrit të rënë në një kompleks banimi në kryeqytet, Inspektorati i Përgjithshëm po ndjek me vëmendje situatën dhe me urdhër të Inspektorit të Përgjithshëm Z. Dashnor Sula është ngritur një grup pune për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi i punës do të kontrollojë nëse aktivitetet ekonomike në ambientet...