Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Fundjava do të mbizotërohet nga moti i paqëndrueshëm. Meteorologët parashikojnë se dita e shtunë do ti ketë reshjet e shiut të pranishme pothuajse në të gjtihë territorin e vendit. “Dita e shtunë do të gjenerojë reshje shiu, në formën e rebesheve, më të dukshme në veri”, tha sinoptikani, Hakil Osmani nga “Meteoalb”. Në krahasim me të premten që temperatura maksimale arrijnë në 26 gardë Celsius, fundjava do të sjellë ulje të tyre me disa gradë celsius. Sinoptikanët parashikojnë se edhe era do të jetë prezente në orët në vijim, dhe sidomos të shtunën ku pritet të sjell edhe dallgëzim deri në 4-5 ballë në det të hapur.