Festohet Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin tek “Dëshmorët e Kombit”
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë këtë të mërkurë, 27 maj, Kurban Bajramin, një prej festave më të shenjta dhe më të rëndësishme të islamit. Edhe në Shqipëri, mijëra qytetarë iu drejtuan në orët e para të mëngjesit sheshit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, si edhe shesheve dhe xhamive në qytete të ndryshme të vendit, për të falur Namazin e Kurban Bajramit, në ceremonitë e organizuara nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH). Gjatë ceremonisë u përcollën mesazhe paqeje, harmonie dhe solidariteti njerëzor. Përfaqësuesit fetarë bënë thirrje për më shumë mirëkuptim mes njerëzve, mbështetje për familjet në nevojë dhe ruajtje të vlerave shpirtërore e familjare. Pas përfundimit të faljes, besimtarët shkëmbyen urimet tradicionale për festën. Ndërkohë, shumë familje vijojnë traditën e therjes së kurbanit dhe...
Burimi:
javanews.al