Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

Shqipëria mbetet një destinacion magjepsës edhe jashtë sezonit të verës. Kështu shkruan media italiane “Turisti per Caso”, e cila i ka kushtuar një reportazh një udhëtimi 7-ditor në Gjirin e Vlorës dhe përgjatë Rivierës Shqiptare, nga Orikumi deri në Porto Palermo. Autorët e shkrimit tregojnë se prej disa vitesh zgjedhin fundin e muajit maj për të vizituar Shqipërinë, duke zbuluar çdo herë një zonë të re. Këtë herë ata eksploruan bregdetin e Vlorës, duke e përshkruar vendin si një kombinim të rrallë mes detit, natyrës, historisë dhe qetësisë. Udhëtimi nisi në Orikum, të cilin italianët e zgjodhën si bazë për shkak të pozicionit të tij strategjik, që mundëson vizitat si në Gjirin e Vlorës, ashtu edhe në Rivierën Shqiptare. Ata vlerësuan plazhet, qetësinë e zonës dhe...