Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura
Shqipëria do të dërgojë deri në 40 ushtarë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza. Gjithshka është përcaktuar në projektligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave një ditë më parë. Ndër të tjera në dokument përcaktohet se misioni i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza, do të jetë mbështetja e operacioneve të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtja e personelit, objekteve dhe infrastrukturës së misionit, mbështetja e operacioneve humanitare, monitorimi dhe raportimi i situatës së sigurisë si dhe detyra të tjera, në përputhje me mandatin e misionit, në kuadër të Bordit të Paqes. Sa i përket trajtimit financiar, nënvizohet se ushtarakët pjesëmarrës në operacionin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza,...
Burimi:
javanews.al