Shefi i zjarrfikësve zbulon detajet: Ende vatra aktive në Shkozet, një efektiv i shtruar në spital
Shefi i zjarrfikësve të Durrësit Shkëlqim Troplini ka dhënë detaje lidhur me operacionin për shuarjen e zjarrit masiv që përfshiu një ditë më parë në një magazinë në Shkozet. Në vendngjarje ka ende efektivë të zjarrfikëses, bën të ditur Troplini pasi ka ende vatra të vogla që mbahen nën monitorim. Ndërkaq lidhur me efektivët që përfunduan të asfiksuar në spital, Troplini thotë se vetëm njëri është ende nën kujdesin e mjekëve. Për shkakun e zjarrit, pritet ekspertiza, por paraprakisht dyshohet për një zjarr të rënë nga pakujdesia.
Burimi:
javanews.al