Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas emërimit të ish-zyrtares së lartë të PD-së në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ndjek një politikë të korruptimit të opozitës. I pyetur nga gazetari Isa Myzyraj për emërimin e ish-sekretares dhe ish-anëtares së Kryesisë së PD-së, Berisha deklaroi se, sipas tij, “korruptimi i opozitës, burgosja e opozitës dhe rrënimi i saj janë politika kryesore të diktatorit Edi Rama”. Ai u shpreh se, sipas tij, në këtë kuadër ka individë që “shiten dhe blihen sipas tregut të qeverisë”, por theksoi se opozita mbetet e vendosur përballë mazhorancës. “Jam i sigurt se opozita qëndron më e vendosur dhe më e pamposhtur se kurrë dhe është e gatshme të bëjë gjithçka...
Burimi:
sot.com.al